Osmani: Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, pishtarët e lirisë

Osmani: Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, pishtarët e lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar rënien heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të UÇK-së, në 26-vjetorin e ngjarjes.

“Në ato ditë përcaktuese për fatin e popullit tonë, Mujë Krasniqi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, qëndroi në ballë të betejës, duke mbrojtur dinjitetin e kombit tonë me guxim të pashoq dhe besim të patundur në lirinë. Në një përballje të ashpër në Pashtrik, në kufirin Kosovë-Shqipëri, ai dhe 41 ushtarë të UÇK-së, dhanë jetën, duke u bërë pishtarë të lirisë sonë”, thuhet në kujtimin e presidentes.

Osmani tutje ka thënë se emri i tij dhe bashkëluftëtarëve është i skalitur në historinë e Kosovës dhe frymëzon brezat për ta mbrojtur lirinë dhe Republikën.

Share This