Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut, moment historik në udhëtimin drejt lirisë

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut, moment historik në udhëtimin drejt lirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Ajo ka thënë se dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë.

“Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi. Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës” , ka shkruar Osmani.
Ajo tutje ka theksuar se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008.
“Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka përfunduar presidentja.
Share This