Osmani: Kosova s’është vetëm e lirë e sovrane, por shembull për demokracinë

Osmani: Kosova s’është vetëm e lirë e sovrane, por shembull për demokracinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Ajo para hyrjes në samitin e katërt të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, tha se Kosova nuk është vetëm e lirë, e pavarur dhe sovrane, por është edhe shembull për demokracinë.

“Jam shumë e kënaqur që jam këtu dhe jam i kënaqur që përfaqësoj Republikën e Kosovës dhe këtë samit të katërt të Komunitetit Politik Evropian. Një kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, një vend me të cilin po festojmë njëzet e pesë vjet të një marrëdhënieje të shkëlqyer, që kur forcat britanike hynë në kryeqytetin tonë për të çliruar Kosovën nga një regjim gjenocidi. EPC ka qenë gjithmonë një platformë e shkëlqyer që u jep të gjithëve një zë të barabartë dhe secili nga vendi që do të shihni këtu është një anëtar themelues i kësaj platforme”, tha ajo, raporton RTKlive.

Ajo tha se Kosova nuk është vetëm e lirë, e pavarur dhe sovrane, por është edhe shembull për demokracinë. “Besoj se pavarësisht pesimizmit që po shfaqet kohëve të fundit, sot këtu do të ketë storie shume optimiste”, tha tutje Osmani.

Sipas saj, edhe pse nuk jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, do të kemi mundësi të barabarta për shprehje jo vetëm të shqetësimeve, por edhe ideve, në mënyrë që ne të mund të kapërcejmë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen kontinentet.

“Siç e dini, këto nuk janë kohë të lehta, jo më pak për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës që është në rrezik, arkitekturën e sigurisë së të gjithë kontinentit evropian, por në të njëjtën kohë është një mundësi e shkëlqyer për të kujtuar veten se ka histori suksesi si Republika e Kosovës”, tha e para e vendit.

Sipas të parës së vendit, është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbrojmë vlerat e demokracive nga forcat miliante siç është Rusia, por po aq e rëndësishme është lufta kundër përfaqësuesve rusë, sepse ata janë po aq të rrezikshëm sa Rusia dhe vetë Putini.

Share This