Osmani: Kosova e interesuar t’i thellojë raportet me Australinë
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kanë takuar ministren e jashtme australiane, senatoren Penny Wong.
Osmani ka theksuar se Australia është aleate e moçme e jona dhe vendi ku jeton një numër i madh i diasporës sonë.
“Jemi të përkushtuar të për të forcuar më tej lidhjet tona dypalëshe dhe për t’i afruar vendet tona”, ka shkruar Osmani në X, raporton rtk.