Osmani dhe rektori i UP-së bisedojnë për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë

Osmani dhe rektori i UP-së bisedojnë për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë takimit, presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Share This