Osmani: Derisa çdo grua të mos jetë e lirë, nuk është asnjë vërtetë e lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Kolumbi, tha se aty i mblodhi edhe Konferenca Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës.
Presidentja Osmani, në një postim në rrjetin social Facebook, tha se derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë.
“Kjo konferencë përkoi gjithashtu me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Derisa çdo grua të mos jetë e lirë nga dhuna, asnjë prej nesh nuk do të jetë vërtetë e lirë”.