Osmani dekoron personalitetet amerikane për lirinë e pavarësinë e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me Urdhërin e Lirisë dhe Urdhërin e Pavarësisë katër personalitete të rëndësishme amerikane për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ambasadorin William Walker, kongresistin e ndjerë Tom Lantos, ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel.
Sipas presidentes Osmani ata përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës.
“Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë! Për këtë kontribut, sot, në Washington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.