Osmani: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar bashkëpunim më të thellë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në seancën e sotme të përbashkët në mes të dy parlamenteve, ajo ka thënë se kjo seancë duhet të shërbej si thirrje për veprim.
“Kjo seancë e përbashkët parlamentare duhet të shërbej si një thirrje për veprim. Një kujtesë se qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe më të madhe dhe përpjekje më të palodhshme Ne po jetojmë në një kohë të trazuar, e cila tregon bashkëpunim dhe qëllim. Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë. Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi, nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar harmoninë e domosdoshme”, ka thënë Osmani.
Ajo ka komentuar edhe zhvillimet në Maqedoni të Veriut.
Sipas saj, ka tendenca që të shkundet themelet mbi të cilat është ndërtuar ky shtet.
“Derisa po flasim dhe jemi bashkuar në këtë vend akoma ekzistojnë tendencat a për të shkundur themelet mbi të cilat është ndërtuar Maqedonia e Veriut, pra për ta destabilizuar edhe këtë vend, duke larguar edhe të drejtat tashmë të fituara të shqiptarëve”, ka thënë Osmani.