Osmani: Aleancat e forta jetike për mbrojtjen e demokracisë në botë

Osmani: Aleancat e forta jetike për mbrojtjen e demokracisë në botë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se aleancat e forta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë jetike për mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën.

Ajo ka shkruar në “X”, për rëndësinë e demokracisë në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. E para e vendit ka ndarë një pjesë të fjalimit të saj që e mbajti në një Samit.

“Demokracia është aq e fortë sa është vullneti i njerëzve për ta përqafuar atë, aq e qëndrueshme sa është vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë, dhe aq e fuqishme sa është rezistenca jonë kundër fuqive që duan ta minojnë atë. Aleancat e forta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë jetike për mbrojtjen e demokracisë në mbarë botën”, ka thënë Osmani, raporton rtk.

Share This