Operacioni “fshesa” te Manchester United, shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United, shtatë lojtarë me valixhet në duar

Manchester United po synon të bëjë një ndryshim themelor.

Blerjet e Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro, duke mposhtur në garën për ta Milan-in dhe Real Madrid-in tregojnë ambiciet e klubit, që tashmë duhet të mendojë edhe për shitjet.

Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve britanike, te “Djajtë e Kuq” po mendojnë të largojnë lojtarët e padobishëm.

Oferta tunduese, Bellingham merr vendimin për të ardhmen

Shtatë lojtarë konsiderohen si barrë te United, me klubin që konkurron në Premier League që i ka nxjerrë në shitje.

Emrat që Manchester United dëshiron t’i largojë pa nisur sezoni i ri janë: Antony, Harry Maguire, Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay, Christian Eriksen dhe Casemiro.

Share This