Nuk ndalet Pacolli, nis punën për njohje të reja: Gjithmonë në shërbim të Kosovës

Nuk ndalet Pacolli, nis punën për njohje të reja: Gjithmonë në shërbim të Kosovës

Pas njohjes nga Kenia, ish-presidenti Behgjet Pacolli ka nisur punën për t’i sjellë njohje të reja Kosovës.

Pacolli ka shpërndarë një fotografi gjatë udhëtimit të tij me aeroplan, ku ka bërë të ditur se është duke punuar për të forcuar lidhjet ndërkombëtare të Kosovës, për të sjellë njohje të reja, investime dhe miqësi strategike.

Ish-presidenti i ministri i jashtëm ka thënë se është gjithmonë në shërbim të Kosovës, madje edhe gjatë fluturimeve.

“Gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në shërbim të Kosovës. Edhe gjatë fluturimeve, koha ime është e dedikuar punës – dokumenteve, dosjeve, dhe përgatitjeve për takime të rëndësishme. Çdo udhëtim është një mundësi për të forcuar lidhjet ndërkombëtare të Kosovës, për të sjellë njohje të reja, investime dhe miqësi strategike. Faleminderit gjithashtu ekipit tim, që më mbështet çdo ditë në çdo hap të rrugës”. thuhet në postimin e Pacollit.

Share This