Nuk ka kohë për festë, United përballë “provës së zjarrit” në fundjavë

Nuk ka kohë për festë, United përballë “provës së zjarrit” në fundjavë

Manchester United nisi me fitore një javë vendimtare për fatet e sezonit.

Djajtë e Kuq siguruan me vuajtje kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup, teksa mposhtën 0-1 Nottingham Forest. Falë një goli të shënuar vonë nga Casemiro.

Me eliminimin e shpejtë nga Champions League dhe me zonën Champions që mbetet prioritet në Premier League, FA Cup përfaqëson mundësinë e vetme të suksesit për Manchester United.

Erik ten Hag, vjet i udhëhoqi 20 herë kampionët e Anglisë drejt finales së kompeticionit më të vjetër. Por United humbi ndaj Manchester Cityt.

Tashmë që ndodhet edhe nën presionin e sigurimit të rezultateve nga aksionaret e rinj të INEOS, tekniku holandez do të kërkojë me çdo kusht që t’i shkojë deri në fund FA Cup.

Pavarësisht se pengesa e radhës është shumë e vështirë. Sepse në “Old Trafford” do të zbarkojë Liverpooli i Jurgen Klopp. Që gjithashtu kërkon ta mbyllë me trofe sezonin e fundit me teknikun gjerman.

Ten Hag dhe ekipin e tij i pret një përballje e zjarrtë ndaj rivalëve të përjetshëm të Manchester Cityt në fundjavë, në “Etihad”, për llogari të kampionatit.

Holandezi do të vendoset në ”mikroskop” sërish nëse dështon sërish përballë “armatës” së Pep Guardiolës.

Për 54-vjecarin do të jetë një ndeshje e një rëndësie të veçantë pasi në ”Etihad Stadium” do të zhvillojë takimin e 100-të si trajner i United.

Manchester City-Manchester United, do të vijë live për të gjithë tifozët në SuperSport 2, duke nisur nga ora 16:30 e së dielës.

Share This