“Nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës”, Osmani flet për qasjen e Qeverisë ndaj propozimit të saj

“Nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës”, Osmani flet për qasjen e Qeverisë ndaj propozimit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është treguar më e drejtpërdrejt se asnjëherë më parë, sa i përket qasjes së Qeverisë… edhe në raport me të.

Në një intervistë për Rubikon, Osmani tek sa po shpjegonte se si Qeveria ia refuzoi propozimin për t’ia hequr tarifat ShBA-ve, e ka përmendur edhe faktin e ditur, se kur qeverisë nuk i pëlqen të godasin me ‘Serbi’.

“Nuk jam Presidente e Serbisë’, është detyruar të thotë Vjosa Osmani, pas qasjes agresive të ministrit Hekuran Murati ndaj propozimit të saj.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Share This