Një sulmues për Milanin, Abraham vishet kuqezi
Milani zyrtarizon ardhjen e sulmuesit Tammy Abraham në formë huazimi nga Roma deri në fund të sezonit.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Tammy Abraham nga AS Roma në një marrëveshje huazimi. Sulmuesi ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025.
I lindur në Londër më 2 tetor 1997, Tammy përparoi në radhët e të rinjve të Chelseat përpara se të bënte debutimin e tij profesional me të njëjtin klub në vitin 2016. Më pas u zhvendos në Bristol City, Sëansea City dhe Aston Villa. Pas kthimit te Chelsea në 2019, ai vazhdoi të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s me Blutë. Në vitin 2021, ai iu bashkua Romës, me të cilën fitoi edicionin e parë të Ligës së Konferencave të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin e Milanit.