Nga Milano në Londër, Asllani me skuadër të re
Pas lamtumirës me Milanin, ku luajti në dy sezonet e fundit, një aventurë e re fillon për futbollisten shqiptare, Kosovare Asllanin në Angli me fanellën e London City Lionesses.
Kjo do të jetë eksperienca e dytë në Angli pas asaj me fanellën e Mançester Sitit në sezonin 2016-17 që i shtohet atyre me fanellat e Chicago Red Stars, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Kristianstads. dhe Linkopings.
“Jam shumë e emocionuar për aspiratat e këtij ekipi. Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi dhe duam ta kthejmë në realitet vizionin e presidentit”, shpjegoi Asllani pas nënshkrimit që do ta lidhë atë me klubin londinez për një vit me opsion rinovimi.