Nga 1 janari qytetarët e Bosnjës do të lëvizin në Kosovë vetëm me letërnjoftime

Nga 1 janari qytetarët e Bosnjës do të lëvizin në Kosovë vetëm me letërnjoftime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pos kësaj, gjatë adresimit të tij në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, ai tutje u shpreh se ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit në BE.

Ai tha se në këto tri vite e gjysmë të fundit, Kosova ka shënuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progres demokratik dhe qëndrueshmëri institucionale.

Share This