Nexhmi Rexhepi zgjedhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni. Lajmin e ka bërë me dije Gjykata Kushtetuese.
“Në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë (9) vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës. Gjyqtari, z. Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin për medie.