Newcastle kërkon çmim të ‘çmendur’ për Isak
Newcastle United raportohet se do të pranonte shitjen e Alexander Isak vetëm për një çmim të ‘çmendur’.
Arsenali dhe Liverpool dy gjigantët anglez që po ‘luftojnë’ për të transferuar suedezin.
Por, Newcastle këmbëngul se nuk është në presion për të shitur yllin e tyre.
Sipas medieve britanike, ‘Magpies’ do të pranonte shitjen e Isak vetëm për një shifër prej 150 milionë funtesh.
Ndryshe, Isak kërkohet edhe nga gjiganti spanjoll, Barcelona.