Netanyahu paralajmëron Iranin nëse sulmon Izraelin

Netanyahu paralajmëron Iranin nëse sulmon Izraelin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin kundër sulmit ndaj vendit të tij, mes pritjeve që Teherani dhe grupet militante që ai mbështet po përgatisin sulme hakmarrëse.

“Shteti i Izraelit është në një luftë me shumë fronte kundër boshtit iranian të së keqes”, tha Netanyahu në fillim të takimit të tij javor të kabinetit, duke shtuar se ushtria ishte “e përgatitur për çdo skenar”.

“Unë e përsëris dhe u them armiqve tanë se ne do të përgjigjemi dhe do të marrim një çmim të lartë për çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo anë”, tha kryeministri, sipas një transkripti të lëshuar nga zyra e tij.

Tensionet janë të larta në rajon pas vrasjeve në shënjestër të komandantit ushtarak të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut dhe liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.

Të dy grupet kanë lidhje të thella me Iranin. /atsh

Share This