Nesër mbrëma Rahoveci dhe Kastrioti përballen në finalen e parë  

Nesër mbrëma Rahoveci dhe Kastrioti përballen në finalen e parë  

Nesër mbrëma do të luhet ndeshja e parë e serisë finale të ‘Play-off-it’ në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec pritet të mbushet me shikues për ndeshjen mes Rahovecit dhe Kastriotit.

Rahoveci është kampion në fuqi, ndërsa Kastrioti e ka fituar Kupën e Kosovës në dy vitet e fundit. Cilësia e skuadrave vlerësohet e përafërt dhe kjo do të ndikojë që finalet të jenë spektakël i vërtetë.

Kastrioti e mposhti Rahovecin në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa “vreshtarët” synojnë revanshin në finale të plejofit.

Në gjysmëfinale, Rahoveci e eliminoi pas dy ndeshjeve Prishtinën. Ndërkohë Kastrioti e eliminoi Besa Famgasin pas tri ndeshjeve të luajtura, me rezultatin 2:1.

Kampion shpallet ekipi që i shënon dy fitore. Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten e ardhshme nga ora 20:00 në Ferizaj. Ndërkohë ndeshja e tretë eventuale do të luhej në fund të javës së ardhshme në Rahovec.

Në stinorin e rregullt Rahoveci ishte i pari dhe Kastrioti i dyti. Pra finalja vë përballë dy skuadrat më të mira të këtij edicioni, që premtojnë ndeshje për mbamendje.

Share This