Nesër hapet konkursi për Qendër të Studentëve, do të pranohen rreth 4000 studentë
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka bërë me dije se nga nesër do të hapet konkursi për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2024/2025.
Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 19 shtator
“Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine”.
“Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim”
“Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student”, thuhet në një njoftim të kësaj qendre.
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.
Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).