Nesër finalja e parë e ‘Play-off-it’

Nesër finalja e parë e ‘Play-off-it’

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e parë e finales së ‘Play-off-it’në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Nga ora 20:00 në palestrën në Banjë, takohen Istogu e Samadrexha.

Istogu është kampion në fuqi dhe fitues i Kupës së Kosovës për këtë edicion garues. E ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e parë dhe do ta ketë përparësinë e terrenit në ndeshjen e tretë eventuale. Kampion shpallet ekipi që i shënon dy fitore.

Istogu në gjysmëfinale e eliminoi Shqiponjën e Gjakovës, që në stinorin e rregullt përfundoi në vendin e katërt.

Samadrexha e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e tretë. Në gjysmëfinale të ‘Play-off-it’ e eliminoi Ferizajn, duke shënuar dy fitore bindëse. Ferizaj ishte i dyti gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.

Të dy skuadrat finaliste kanë lojtare me përvojë, të huaja e të vendit, dhe pritet një finale shumë interesante.

Ndeshja e dytë do të luhet këtë fundjavë në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Share This