Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufitar.
Nënshkrimi i protokollit për zbatimin e kontrollit të përbashkët u bë në prani të organeve policore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton rtk.
Me këtë rast dy ministrat thanë se pas këtij akti zyrtar ndërshtetëror do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit, e në veçanti të zonave përreth.