Në Uruguaji lind Deportivo SLM, projekti futbollistik i Suarezit dhe Mesit

Në Uruguaji lind Deportivo SLM, projekti futbollistik i Suarezit dhe Mesit

Në Uruguaji ka lindur një realitet i ri i futbollit vendas, i udhëhequr nga dy lojtarë që nuk kanë nevojë për prezantim: idhulli vendas Luis Suarez dhe shoku i tij i skuadrës, fillimisht te Barcelona dhe tani te Inter Miami, Leo Messi.

Të dy në fakt e kanë pagëzuar me emrin Deportivo LSM, skuadër që do të startojë nga divizioni i katërt i vendit të Amerikës së Jugut.

“Doja të ndaja diçka shumë të rëndësishme me ju, një projekt familjar që të gjithë e njohin, Deportivo SLM. Është një projekt që filloi në vitin 2018 dhe sot jemi rritur shumë me më shumë se 3000 anëtarë dhe infrastrukturë ku mund të bësh shumë aktivitete. Ka një gamë të gjerë mundësish për fëmijët dhe adoleshentët”, shpjegon Suarez.

“Dua t’u jap fëmijëve mundësinë të rriten falë infrastrukturave sportive, por edhe burimeve njerëzore, –  vazhdon Suarez duke prezantuar Messin – Kjo ëndërr nuk mbaron këtu, sepse dua t’i ndaj të gjitha këto me një mik me të cilin kam ndarë shumë eksperienca të nivelit të lartë dhe me të cilin e ndaj rrugën si fëmijë”.

“Dua të falënderoj Luisin për këtë mundësi dhe që ishte në gjendje të ndante këtë projekt me mua”, tha Messi.

“Tani të qenit pjesë e këtij projekti është një privilegj, shpresoj të transmetoj gjithçka që mundem për të vazhduar rritjen”.

Share This