Në mungesë të kuorumit s’votohet rezoluta e opozitës për KEK-un

Në mungesë të kuorumit s’votohet rezoluta e opozitës për KEK-un

Në mungesë të kuorumit nuk u hodh në votim rezoluta e partive opozitare parlamentare për “ta përmirësuar” gjendjen në KEK.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se rezoluta do të hidhet në votim kur do të ketë kuorum të mjaftueshëm, raporton EO.

Me këtë përfundoi edhe seanca e jashtëzakonshme që u thirr nga LDK-ja për të diskutuar gjendjen në KEK.

Në seancë sërish munguan deputetët e pushtetit.

Share This