Në Evropën e re të Von der Leyen 40% janë gra
Komisioni i ri Evropian i Ursula von der Leyen do të përbëhet nga njëmbëdhjetë gra, të barabarta me 40% të të gjithë ekipit.
Lajmin e bëri të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp në Strasburg.
Propozimet fillestare të vendeve anëtare parashikonin një kuotë grash të barabartë me 22%.
“Ishte krejtësisht e papranueshme,” theksoi von der Leyen, duke pranuar se pavarësisht progresit, kishte “ende shumë punë për të bërë në barazinë gjinore të krerëve të BE-së”, raporton atsh.