Në Bujanoc iu kërkua fitore ndaj Serbisë, Gjimshiti s’ka harruar 24 orë para duelit

Në Bujanoc iu kërkua fitore ndaj Serbisë, Gjimshiti s’ka harruar 24 orë para duelit

Shqipëria po e mbanë konferencën e fundit për shtyp, para ndeshjes së madhe ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Para gazetarëve nga kombëtarja shqiptare kanë dalur selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe kapiteni, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti foli për ndeshjen ndaj Serbisë, duke mos e harruar mesazhin që i ishte dhënë në Bujanoc.

“Mesazhi nga vendlindja, Bujanoci. Isha në vizitë te gjyshërit. Porosia nga atje ishte ajo qe e keni degjua (qesh) … ne gjithmonë hyjmë për fitore”, tha Gjimshiti, raporton Express.

Tutje, ai tha se për këtë ndeshje janë përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jemi përgatitur shumë mirë, jemi në formën e duhur, jemi shumë gati për nesër. Shpresoj që nesër do të jetë në formë edhe tifozëria më e bukur në botë – për mua – ata janë mbështetje shtesë për ne në fushë”, shtoi ai.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45.

Share This