Ndeshja e mbetur Prishtina – Drita zhvillohet të mërkurën me reflektorë
Ndeshja e mbetur në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet të mërkurën.
Ky duel që i takon javës së dytë, nuk ishte zhvilluar për shkak që Drita ishte pjesë e garave ndërkombëtare dhe u detyruar ta shtyjë ndeshjen kampionale.
Komisioni tashmë ka vendiosur dhe përballja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 17:00.
Të kujtojmë që Drita dy javë më parë u ndesh me Prishtinën në Gjilan të cilën e mposhti me rezultat të thellë 3:0 dhe mbetet të shihet si do të jetë këtë herë.