‘Ndaj Serbisë më shumë se një ndeshje, ëndërroj Botërorin’, Sylvinho optimist për të ardhmen e Shqipërisë

‘Ndaj Serbisë më shumë se një ndeshje, ëndërroj Botërorin’, Sylvinho optimist për të ardhmen e Shqipërisë

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho beson se mund t’ia dalin ndaj Serbisë, por është në dijeni që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Shqipëria do të udhëtojë për në Leskovc që të përballet me Serbinë, sfidë që padyshim do ta ketë rolin kyç në kualifikimin për play-offin e Kupës së Botës.

Sylvinho ka dhënë një intervistë paraprake për “TV Klan”, ku deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve, por beson se Shqipëria do ta ketë shansin.

“Kualifikueset e Botërorit nuk janë kurrë të lehta. E dini të gjithë ju. Letonia ishte pak e vështirë, tani jam më i qetë. Letonia luajti me Serbinë dhe luajti mirë, shpenzuam shumë energji për t’i mposhtur ata. Edhe Serbia është kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë cilësorë që japin 100 për qind. Pres një sfidë shumë të bukur në aspektin e futbollit”.

Share This