Ndahet nga jeta ortopedi i njohur Faton Morina

Ndahet nga jeta ortopedi i njohur Faton Morina

Është ndarë nga jeta ortopedi i njohur Faton Morina. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Prof. Dr. Faton Morina përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi për Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987. Prof. Dr. Morina mbrojti temën e doktoratës në vitin 2003, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.

“Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Prishtinës, në lëminë e ortopedisë. Ishte njëri prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare, dha kontribut të veçantë në pjesën pediatrike të ortopedisë. Roli i tij në edukimin universitar dhe atij specialistik të gjeneratave të reja ka lënë gjurmë të përjetshme. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.

Share This