NATO s’e komenton vendimin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë

NATO s’e komenton vendimin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë

Armatimi i FSK-së, i ekspozuar nga kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar sot një vendim të rëndësishëm që lidhet me Ushtrinë e Kosovës, pikërisht kur sot shënohet Dita e Forcës në vendin tonë.

Ai bëri të ditur se do të themelohet një komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe një laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në NATO për të marrë qëndrimin e tyre.

Por, Aleanca Veriatlantike nuk deshi të komentojë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

“Ju referojmë te institucionet në Kosovë, për çdo koment”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Klankosova.tv.

Kurti ndërkaq, deklaroi sot se “një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar edhe garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë në tërësi”.

Share This