NATO premton 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Udhëheqësit e NATO-s premtuan 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm dhe e shpallën rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO si “të pakthyeshme”.
Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s arritën marrëveshjen në ditën e dytë të një samiti tre-ditor në Uashington, pas festimit të 75-vjetorit të aleancës.
Plani për të shpenzuar 40 miliardë euro në vitin 2025 u propozua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim, Jens Stoltenberg në një takim të ministrave të Jashtëm në Pragë në maj.
Megjithatë, Stoltenberg donte që anëtarët e NATO-s të bënin një angazhim shumëvjeçar ndaj Ukrainës për t’i demonstruar Rusisë se ajo nuk mund ta fitojë luftën duke pritur që mbështetja perëndimore të zbehet.
”Në vend të kësaj, financimi do të rishikohet vitin e ardhshëm”, theksoi Stoltenberg në një konferencë shtypi.
“Ne ramë dakord që 40 miliardë euro përbëjnë një bazë minimale deri në vitin e ardhshëm dhe siguron financim të qëndrueshëm për Ukrainën që të mbizotërojë”, theksoi Stoltenberg.
Deklarata e samitit e lëshuar thotë gjithashtu se ‘’aleatët do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO dhe se e ardhmja e Ukrainës është në NATO”. /rtsh/