
Natë perfekte për Barcelonën, katalanasit marrin komandën e La Liga, fitore minimale ndaj Rayos së Balliut
Barcelona triumfoi 1-0 ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e La Liga. Për të marrë 3 pikët mjaftoi një gol i Lewandowskit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë.
Rayo nuk qëndroi “duarkryq”, por pati rastet e veta në këtë takim. Ivan Balliu nuk u preferuar në këtë ndeshje, teksa qëndroi në stol për 90 minuta.
Me këtë fitore, Barcelona merr kryesimin e La Liga me 51 pikë, ndërsa ndiqet nga Real Madrid.