
Napoli nuk do të jetë klubi i im i fundit, thotë Lukaku
Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, e ka pranuar se ‘Azzurrët’ nuk do të jenë klubi i tij i fundit në karrierë.
Sulmuesi belg, i cili po shkëlqen këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, tashmë po mendon për lëvizjen e tij të radhës.
Një muaj më parë, Lukaku shprehu dëshirën për t’u rikthyer te Anderlecht.
“Do ta përfundoj karrierën te Anderlecht, klubi im i fëmijërisë. Ia kam premtuar djalit tim, i cili luan atje,” deklaroi ai për ‘Corriere dello Sport’, transmeton RTKLive.
Lukaku mendon të transferohet tek klubi belg verën e vitit 2026.
Madje, 31-vjeçari thuhet se tashmë i ka informuar të afërmit e tij për këtë vendim.