Napoli i Rrahmanit bindës ndaj Comos, forcon kreun
Napoli ka triumfuar me rezultat bindës ndaj Comos, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.
“Napolitanët” arkëtuan pikët e plota falë fitores 3:1, sfidë që e dominuan gjatë pjesës më të madhe të kohës, raporton RTKLive.
Pas vetëm disa sekondave lojë, Scott McTominay kaloi Napolin në epërsi duke përfituar nga asistimi i Romelu Lukakut (1’).
Sidoqoftë, Como arriti ta barazonte përmes Strefezza, që shënoi me një goditje precize pas asistimit të Perrones (43’).
Napoli dominoi plotësisht në pjesën e dytë, ku Romelu Lukaku shënoi nga pika e bardhë fillimisht për ta kthyer epërsinë (53’).
Ndërsa, fitoren e vulosi i inkuadruari David Neres pas asistimit të Lukakut (86’).
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër paraqitje solide, duke luajtur nga minuta e parë.
Napoli qëndron lider në Serie A pas shtatë xhirove duke mbledhur 16 pikë, katër më pak se Juventusi.