Napoli dhe Interi duel në distancë, sot vendoset titulli në Serinë A

Napoli dhe Interi duel në distancë, sot vendoset titulli në Serinë A

Napoli dhe Inter po përgatiten të përballen me njëri-tjetrin, ndonëse nga distanca, në ditën e fundit të kampionatit për të luajtur për titullin deri në sekondën e fundit: 90 minuta spektakël dhe pasiguri që do t’i japë fund një Serie A të ekuilibruar dhe emocionuese.

Sot në orën 20:45 luhen njëkohësisht sfidat Napoli-Cagliari dhe Como-Inter: fati i titullit kampion në Serinë A do të vendoset në javën e fundit të kampionatit.

Skuadra e Contes duhet të mbrojë epërsinë e saj me një pikë ndaj zikaltërve, ndërsa në rast të barazimit në pikë, do të ketë një play-off për titullin.

Kush do të shpallet kampion sot në mbrëmje, Napoli apo Interi?

Share This