Napoli bën gati ofertën e re për yllin e Brightonit
Napoli është gati të rrisë ofertën e tyre për mesfushorin e Brighton, Billy Gilmour.
Skocezi është i etur për t’u transferuat tek klubi italian, por oferta e parë e Napolit prej 8 milionë eurosh është refuzuar nga Brighton.
Eksperti i transferimeve të ‘Sky Sport Italia’, Gianluca Di Marzio, raporton se Napoli po planifikon të rrisë ofertën për mesfushorin. Oferta e re e ‘napolitanëve’ pritet të jetë 12 milionë euro, plus bonuse.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse oferta e re është e mjaftueshme për të bindur Brighton për shitjen e Gilmour.
Kontrata e Gilmour me Brightonin është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.