Nagelsmann paralajmëron Spanjën: Duam ta fitojmë Evropianin

Nagelsmann paralajmëron Spanjën: Duam ta fitojmë Evropianin

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann në një konferencë për media, ka folur për duelin me Spanjën.

Gjermania dhe Spanja do të ndeshen nesër mbrëma në Stuttgart Arena në çerekfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Strategu gjerman është i vetëdijshëm se përballë do të ketë një skuadër të fortë, por ai beson se të besuarit e tij do ta fitojnë këtë duel.

“Ne duam të fitojmë dhe pastaj të bëhemi kampionë”, ka thënë Nagelsmann.

“Do të jetë një ndeshje e barabartë dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara”, ka theksuar ai.

Ndeshja Gjermani-Spanjë fillon në orën 18:00.

Share This