Myftiu Tërnava me apel për ndalimin e vrasjeve në Kosovë

Myftiu Tërnava me apel për ndalimin e vrasjeve në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të vrasjeve që ndodhën në vend, duke bërë apel që të ndalen rastet e tilla.

Në njoftimin e BIK-ut është thënë se Tërnava u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve, “duke lutur Zotin që këto të jenë rastet e fundit të vrasjeve në vendin tonë”.

Ndër tjera, BIK-u ka bërë me dije se të enjten kanë mbajtur mbledhjen e rregullt, ku është shqyrtuar raporti i punës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për periudhën 1 janar 2024 – 31 dhjetor 2024, më pas është shqyrtuar edhe raporti i Komisionit Financiar të Kuvendit të BIK-ut, si dhe është shqyrtuar raporti i Pasqyrës për të hyrat dhe të dalat e kryesisë (llogaria përfundimtare) për vitin 2024.

“Pas diskutimeve të përgjithshme nga anëtarët e Kuvendit të BIK-ut, këto raporte u miratuan me votat e anëtarëve të Kuvendit.  Gjatë kësaj mbledhje, një fjalë rasti para anëtarëve të Kuvendit e mbajti edhe kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, i cili paraqiti një raport të përgjithshëm mbi mbarëvajtjen e punëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, veçanërisht gjatë këtij muaji të bekuar Ramazan.  Në fund të mbledhjes, me propozimin e Myftiut Tërnava, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, shprehu shqetësimin e tij për rastet e fundit të vrasjeve që ndodhën në vendin tonë, duke bërë apel që të ndalen rastet e tilla. Myftiu Tërnava u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve, duke lutur Zotin që këto të jenë rastet e fundit të vrasjeve në vendin tonë”, ka njoftuar BIK-u.

Share This