Musliu uron për lirimin sa më të shpejtë të Kadri Veselit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka shprehur urimet e saj për një fundjavë të mbarë, duke shprehur njëkohësisht shpresën për kthimin e shpejtë të Kadri Veselit, ish-kryetarit të PDK-së, i cili ndodhet në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musliu theksoi përkushtimin e Veselit për lirinë e Kosovës dhe shprehu dëshirën që ai të jetë sërish mes qytetarëve të vendit.
“Duke uruar që së shpejti ta kemi në mesin tonë njeriun që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, kryetarin Kadri Veseli, ju urojmë një fundjavë të mbarë”, shkroi Musliu.
Kadri Veseli, së bashku me disa ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.