Musliu thotë se jeta e Faton Hajrizt do të mbetet njollë e përhershme e sistemit të drejtësisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se jeta e Faton Hajrizit do të mbetet njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë.
Musliu tha se drejtësia po i “mbyllë para drejtësisë”.
Ajo i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të Hajrizit.
“Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi”, tha ajo.
Në Klinë të Ulët të Skenderajt ka nisur ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit, i cili u vra në Serbi para disa javësh.
Ai dyshohet se e ka vrarë një polic serb dhe kishte plagosur rëndë një tjetër.
Faton Hajrizi, ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, ku kishte qëndruar disa muaj.