Musliu-Shoshi: Ndalu së talluri me çdo kategori; me fëmijët tanë nuk të lejojmë
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj video-adresimit të Kurtit për doracakët e edukimit seksual.
Musliu-Shoshi ka thënë se Kurti duhet të ndalet së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie.
E plotë:
Albin, propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes!
Kjo shoqëri nuk ka nevojë për sulm të hapur ndaj vlerave tona si shoqëri e mirëqenies së fëmijëve tanë në veçanti.
Ndalu së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie! Me fëmijët tanë nuk të lejojmë!