Musiala ‘shuplak’ City-t dhe Liverpool-it: Jam i lumtur në Bayern

Musiala ‘shuplak’ City-t dhe Liverpool-it: Jam i lumtur në Bayern

Kërkohet nga dy klubet e mëdha angleze, Manchester City dhe Liverpool.

Megjithatë, Jamal Musiala e kanë lënë të hapur mundësinë që të rinovojë kontratën me Bayern Munich.

Lojtari me ‘Bavarezët’ ka kontratë edhe 18 muaj, por 21-vjeçari duke folur për mediet gjermane, ka thënë se është në negociatat me gjigantin gjerman për kontratën e re.

“Jemi në bisedime. Jam i lumtur dhe më pëlqen koha këtu”, ka thënë Musiala.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe katër asistime në njëmbëdhjetë ndeshje për Bayernin në këtë sezon.

Share This