Muharrem Jashari: Do të fitojmë në Rumani

Muharrem Jashari: Do të fitojmë në Rumani

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka vazhduar edhe sot me stërvitjen e radhës para sfidës me Rumaninë.

Dardanët të premten mbrëma në Bukuresht do të ndeshen me Rumaninë, në sfidën vendimtare për pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Futbollisti Muharrem Jashari, është shprehur optimist se Kosova do të triumfojë në Rumani.

Jashari sfidën me rumunët e vlerëson të vështirë, por ai është i bindur se Kosova është përgatitur mirë në të gjitha këtë aspekt për të triumfuar në Bukuresht.

“Atmosfera shumë e mirë, më energji dhe pozivitet shumë të mirë të gjithë lojtarët. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj shumë së ne Bukuresht do të arrijmë fitore”, ka thënë Jashari.

“Jemi përgatit maksimalisht fizikisht dhe taktikisht dhe normal se jemi duke i shikuar pikat e forta dhe pikët e dobëta të Rumanisë dhe mendoje se në këtë ndeshje do të ballafaqohem më një ekip shumë të fortë, por besoj shumë së do të arrijmë fitore”, ka theksuar ai.

Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.

Ndeshja Rumani-Kosovë fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kosova tri ditë pas ndeshjes me Rumaninë, do të përballet me Lituanin në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Share This