
Muçi shpërthen në Turqi, Trabzonspor e mendon blerjen e kartonit
Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në Superligën turke, pas formës së jashtëzakonshme që po kalon me Trabzonsporin.
I huazuar nga Besiktashi, 24-vjeçari po tregon një nivel të lartë, duke bindur trajnerin Fatih Teke të japë miratimin për blerjen e kartonit të tij.
Media turke ka vlerësuar momentin e artë të Muçit, i cili po e justifikon në maksimum investimin prej 1 milion eurosh që Trabzonspori ka bërë për huazimin e tij.
Megjithatë, klubi nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar për pagimin e klauzolës prej 8.5 milionë eurosh, edhe pse forma e lojtarit po i shtyn drejt kësaj rruge.
Muçi ka shënuar plot 5 gola në 3 ndeshjet e fundit, duke u shndërruar në njeriun kryesor të sulmit. Mbështetja e trajnerit Teke ka qenë vendimtare në shpërthimin e tij, ndërsa nëse vijon me këtë ritëm, pritet që Trabzonspori të aktivizojë klauzolën e blerjes.
Sfida e tij e radhës është akoma më speciale – përballja ndaj Besiktashit, klubit që zotëron kartonin e tij. Një ndeshje ku Muçi do të kërkojë të tregojë edhe një herë se e meriton plotësisht vendin dhe besimin që ka fituar në Trabzon.

