MPJD: Beogradi lejon tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës

MPJD: Beogradi lejon tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.“Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë. Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thekson Ministria e Jashtme, raporton rtk.

Më herët, avokati Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka parë personalisht trupin dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.

Share This