Motta nis ndërtimin e Juvës, kërkon Di Lorenzo-n
Trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta tashmë ka nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Futbollisti i Napolit, Di Lorenzo sipas medieve italiane, është një nga synimet e Mottas-s në afatin kalimtar të kësaj verë.
Ish-trajneri i Bologna-s, thuhet se tashmë ka kontaktuar personalisht Di Lorenzo-n, të cilin Motta dëshiron ta ketë në skuadër për të aventurën e tij të parë në krye të juventinëve.
Madje, siç raportohet, lojtari pëlqen transferimin në Torino.
“Thiago Motta ka kontaktuar personalisht Di Lorenzo. Lojtari dëshiron t’i bashkohet Juventusit”, shkruan ‘Sport_Italia”.