
Motin në Shqipëri i kthjellt, temperaturat deri 28°C
Në Shqipëri pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites, në relievet malore në lindje, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje do të marrin formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 6 m/s, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 11 deri 24°C
në zonat e ulëta 10 deri 28°C
dhe në bregdet 13 deri 28°C