
Moti vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.