Moti sot, temperatura deri 32 gradë

Moti sot, temperatura deri 32 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Share This